Kopertina-I-cmenduri

Veizi Leonardo – I cmenduri i pavionit 3

€15.00

Isbn: 9789928132086
pagine: 289
editore: Omsca-1
brossura
anno: 2012

Esaurito

Categoria: . Etichetta .

Descrizione prodotto

Me një triller psikologjik, shkrimtari Leonard Veizi u rikthehet botimeve. Shtëpia Botuese “Omsca-1” sapo ka nxjerrë në qarkullim romanin “I çmenduri i pavijonit 3”. Kjo është vepra më e fundit e gazetarit dhe shkrimtarit Leonard Veizi. “I çmenduri i pavijonit 3” është një triller psikologjik. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë. “I çmenduri i pavijonit 3” është një vepër që shquhet për një frymëmarrje të gjerë, brenda së cilës ndeshen misteri dhe realiteti, pasioni dhe imagjinata, ambicia dhe pamundësia. Ngjarjet që zhvillohen në roman nuk shfaqen si qëllim në vetvete, por atë burojnë natyrshëm nën peshën e kohës në të cilën ndodhin. Mospërcaktimi i një vendi të caktuar gjeografikisht dhe mënyra e trajtimit të veprës i japin asaj një përmasë të madhe. “I çmenduri i pavijonit 3” është i shtati në radhën e botimeve të autorit. Të parin vëllim me novela, titulluar “Grahma e shpirtit të mjegullt”, Veizi e ka botuar në vitin 1997, për të vijuar me përmbledhjet me tregime “Ngrehina e përhumbjes”, “Treni i fundit i metrosë”, “I dënuar me vdekjen” dhe dy romanet “Surpriza e natës së fundit” dhe “Rrëfimi”.

Recensioni

Ancora non ci sono recensioni.

Scrivi la prima recensione per “Veizi Leonardo – I cmenduri i pavionit 3”