ne-boten-e-arberesheve-te-italise

Cabej Eqrem – Ne boten e arberesheve te italise

€15.00

 

Esaurito

Categoria: .

Descrizione prodotto

Fillimet e studimeve të tij Çabej i nisi me botën e arbëreshëve të Italisë, në vitin 1932, kur punoi temën e doktoratës, me titull “Italoalbanische Studien” (Studime italoshqiptare), të cilën e mbrojti në Universitetin e Vjenës. Njohja qysh herët me botën arbëreshe e shenjoi për jetë djaloshin Çabej, sepse i dha të kuptojë rëndësinë e pamatë që ka hulumtimi i diasporës në studimet shqiptare. Për të shkruar doktoratën, Çabej i ri shkoi fizikisht në gjirin e arbëreshëve të Siqelisë, në Horë të Arbëreshëve, afër Palermos (Piana degli Albanesi, atëherë Piana dei Greci), ku voli lëndë të gjallë e ku njohu nga afër këtë botë unike. Tema arbëreshe përgjithësisht dhe e arbëreshëve t’Italisë posaçërisht mbeti pareshtur një pikë referimi në veprën e tij. Temë së cilës iu kthye rregullisht gjatë gjithë dekadave të punës së vet studimore. Në këtë libër përfshihen thuajse krejt studimet e Çabejt përmbi botën e arbëreshëve t’ Italisë – shkruar gjatë disa dhjetëvjeçarëve – me përjashtim të studimit të gjatë të doktoratës.