e-perdhunuara

Treiber Jutta – e Perdhunuara

€16.00

9789928230287
Publisher: Poeteka
Publication Year: 2019
Number of Pages: 200

Esaurito

Categoria: .

Descrizione prodotto

Franka është vajzë e guximshme, plot energji dhe vetëbesim. Franka ecën përpara me këmbëngulje. Franka hedh hapa të pjekur dhe energjikë. Frankës nuk i intereson shumë se çfarë ndodh përreth. Franka jeton vetëm jetën e saj, takimet me miqtë, shkolla, vallëzimi dhe një punë si dado-kujdestare fëmijësh. Gjithçka duket normale deri kur një natë, Franka 17 vjeçare, sulmohet dhe përdhunohet nga një i panjohur në rrugën e shtëpisë së saj. Prej asaj dite asgjë nuk do të jetë si më parë…
Tërheqëse dhe jashtëzakonisht e ndjeshme në rrëfim, Jutta Treiber përshkruan efektet e përdhunimit të një vajze. Shkrimtarja nuk e shmang kërkimin e fajtorit dhe të shkaqeve të përdhunimit, por ajo përqendrohet tërësisht te Franka dhe prindërit e saj, si dhe te fazat e ndryshme shpirtërore që ajo kalon pas përdhunimit, si dhe vështirësitë e kthimit në “normalitet”.
Me një stil energjik dhe mjaft bindës, shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber i jep rëndësi në mënyrë të veçantë jetës dhe gjendjes shpirtërore të viktimës, duke treguar qartë se sa e vështirë është ta fitosh luftën e kthimit në “normalitet”.
Shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber ka shkruar romane për të rinj e të rritur, libra për fëmijë, poezi, drama dhe tregime. Krijimtaria e saj është nderuar nga Bashkia e Vjenës me Çmimin Libri më i mirë për Fëmijë si dhe Çmimin Libri më i mirë për të Rinj. Ajo është nderuar edhe Çmimin mbarëaustriak për Librin më të mirë për të Rinj.
“Krijimtaria e shkrimtares Jutta Treiber e ka pasuruar ndjeshëm letërsinë në gjuhën gjermane dhe ka kontribuar shumë në vendin kulturor që zë Austria në botë”, është shprehur Presidenti Federal Dr.Heinz Fischer. Deri më sot librat e Jutta Treiber janë përkthyer në 25 gjuhë të botës