kapitulli-i-xhuljanit

Palacio R.J. – Kapitulli i Xhuljanit

€14.00

Il libro di Julian. A Wonder story

9789928310415
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 136

Categoria: .

Descrizione prodotto

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe
u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të
pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq
dhe mizor.
Tashmë në “Kapitullin e Xhuljanit” vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga
njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën
ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb
Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai apo ka diçka më tepër në
këtë mes?
Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm
frikërat e tij dhe përpjekjet për t’i fshehur ato nën petkun e djalit “të fortë”,
por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa
dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.
Nëpërkëmbja dhe dhuna janë vetëm dy prej aspekteve kryesore në këtë libër
të dytë, por dalëngadalë do të zbulojmë që e keqja nuk vjen vetëm nga
fëmijët. Ndonjëherë, edhe prindërit, të nisur nga dashuria e madhe për ta,
bëjnë gabime, duke i mbështetur veprimet e tyre jo të mira.
Në “Kapitullin e Xhuljanit” tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të
gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes.