1984

Orwell George – 1984

€16.00

9789928310316
Publisher: Pegi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 298

Categoria: .

Descrizione prodotto

“1984” është një roman distopik i shkrimtarit anglez George Orwell. “Vëllai
i madh po të vëzhgon” është parulla që lindi prej këtij libri, i cili shumë shpesh
është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe
kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në
pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.
Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe
gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi
veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,
gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të
shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të
shkuarën.”
Uinston Smith është nëpunës në Ministrinë e së Vërtetës, e cila i përkushtohet
përditësimit të vazhdueshëm të historisë për t’iu përshtatur rrethanave të
sotme dhe aleancave të brishta. Ai bashkë me kolegët e tij mbahen nën
mbikëqyrje si një masë kolektive nga prania e kudogjendshme e Vëllait të
Madh që sheh dhe di gjithçka. Në romanin “1984” ekranet e televizorit të
vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që
sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket:
liria, gjuha, ndjenjat.
Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të massmedias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për
të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në
mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot.
“1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si
manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për
të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e
ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të
kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!