gjyshi-im-ishte-nje-peme-qershie

Nanetti Angela – Gjyshi im ishte nje peme qershie

€8.00

Mio nonno era un ciliegio

ISBN: 9789928029676
Publisher: Albas
Publication Year: 2017
Number of Pages: 128

Esaurito

Categoria: .

Descrizione prodotto

Gjyshi im ishte një pemë qershie është një libër, ku rrëfehen thjesht dhe me shumë ndjenjë një seri përjetimesh të një djali të vogël, Toninos, i cili kishte kaluar një verë fantastike te gjyshi në fshat, madje kishte kaluar verën më të bukur të jetës së tij. Kur lindi nëna e Toninos, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Ajo ishte pema ku luante dikur mamaja e tij e më pas edhe vetë ai. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e kishte dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, sepse pengonte ndërtimin e rrugës, Toninoja bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit.Askush nuk mund ta cenonte atë pemë, pasi në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh aq të jashtëzakonshëm, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve…