9789928060785

Archer Jeffrey – Keini dhe Abeli

€22.00

Ombra GVG 2014
pagine 724
978-9928-06-078-5

Categoria: .

Descrizione prodotto

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
Historia zë fill më 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski.
Edhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni.

William Lowell Kane è un brillante bostoniano, discendente da una ricca e potente famiglia, Wladek Koskiewicz è un polacco di umili origini, adottato da un barone e determinato a lasciarsi alle spalle un passato di stenti. Un giorno i due uomini si incontrano e il sentimento di odio e amore che nasce tra loro li accompagnerà per quarant’anni…